Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Paskuqan, paraditen e të hënës.
Mësohet se fillimisht Amarildo Vukaj ka mbetur i plagosur dhe është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Rrethanat janë ende të paqarta ndërsa autori është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij.



