Sekretari Amerikan i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se “Evropa po përballet me një pushtim ideologjish të rrezikshme që mbërrijnë nga deti”, duke e lidhur emigrimin me zbarkimin në Normandi.
Këto deklarata i bëjnë jehonë kritikave të bëra shpesh nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me politikat në Evropë.
“Fatkeqësisht, sot, brigje të ndryshme evropiane janë nën sulm nga ideologji të ndryshme dhe të rrezikshme. Varka dhe njerëz po mbërrijnë në brigjet e Spanjës, Italisë, Greqisë dhe Bullgarisë”, tha Hegseth në një fjalim në Varrezat Ushtarake Amerikane të Normandisë në Colville-sur-Mer.
Kur do të bëjnë diçka kryeqytetet europiane për t’u përballur me këtë pushtim apo është tashmë tepër vonë? Lutem që të mos ndodhë, dhe besoj se nuk do të ndodhë.
Hegseth foli si pjesë e ngjarjeve që shënuan 82-vjetorin e zbarkimit të Aleatëve në Normandi, kur forcat amerikane dhe aleate kaluan Kanalin Anglez për të filluar çlirimin e Evropës Perëndimore nga pushtimi nazist.
Zyrtarët amerikanë, përfshirë Trump, i kanë kritikuar vazhdimisht vendet europiane për atë që e shohin si dështim në kontrollin efektiv të emigracionit.
Një dokument i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i publikuar vitin e kaluar, tha se Europa përballet me rrezikun e “zhdukjes kulturore” dhe duhet të ndryshojë kursin nëse dëshiron të mbetet një aleat i besueshëm i Shteteve të Bashkuara.



