“Jam kushëriri i…”, si ra në kurth kambisti nga Durrësi. “I famshmi” Florian Gjergji i mori 60 mijë euro

spot_img
Advertisements

Një tjetër operacion i Krimit Ekonomik ka zbuluar rast mashtrimi ku i dyshuar kryesor është Florian Gjergji. I riu nga Shkodra, që dyshohet se aktualisht ndodhet në Gjermani, ka arritur të mashtrojë një kambist në Durrës.

Sipas hetimeve, Gjergji i është prezantuar kambistit përmes mesazheve si kushëri i një biznesmeni të njohur. Duke përfituar nga fakti se kambisti kishte njohje me familjarin e biznesmenit, ai ka fituar besimin e tij dhe i ka kërkuar 60 mijë euro. Më pas, kambistit i është dhënë udhëzimi që shumën ta dorëzonte te një person pranë qendrës tregtare TEG në Tiranë.

Pasi ka marrë paratë, ky person është larguar drejt Elbasanit, ku është takuar me një tjetër person që kishte mbërritur me taksi nga një zonë rurale. Pas dorëzimit të shumës, personi i dytë është larguar menjëherë. Dy personat e përfshirë në skemën e tërheqjes së parave janë identifikuar dhe arrestuar nga policia. Gjatë dëshmive të tyre, ata kanë deklaruar fillimisht se janë kontaktuar dhe orientuar nga Florian Gjergji.

Mashtrimi është zbuluar falë reagimit të vetë kambistit. Pasi dorëzoi 60 mijë eurot, ai kontaktoi mikun e tij për t’i konfirmuar se kishte kryer porosinë. Vetëm në atë moment ka mësuar se personi në fjalë nuk i kishte kërkuar asnjë shumë parash, duke kuptuar se kishte rënë pre e një skeme mashtrimi

spot_img

Latest articles

Related articles