Një incident me armë zjarri ka shkaktuar panik mes banorëve në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë, ku një 32-vjeçar u arrestua mbrëmjen e djeshme.
Sipas burimeve hetimore, i dyshuari është identifikuar si Amarild Xhamaqi.
Sipas burimeve, 32-vjeçari kishte humbur skedinat dhe pasi ka qene duke ecur në rrugë me mjetin e tij ka qëlluar në ajër.
Ai nuk ka pranuar të japë shumë shpjegime përpara hetuesve të policisë. Xhamaqi njihet si një person problematik dhe I proceduar më përpara nga blutë.



