Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një udhëzim që hap për herë të parë mundësinë e trajtimit me terapi hormonale për personat transgjinorë në QSUT.
Xhonatan Pano, këshilltar i PD-së në Bashkinë Tiranë tha në studion e MCN Live qartazi kemi të bëjmë me axhenda për shkatërrimin e familjes tradicionale shqiptare.
Sipas Panos, influencimi për ndryshimin e gjinisë do të nisë që në moshën 3-4 vjeç në kopsht.
Jemi në disa axhenda që janë shumë të qarta sa i përket shkatërrimit të familjes tradicionale shqiptare. Një 14-vjeçar nuk e di se çfarë do, një 14-vjeçar nuk e di se çfarë do të bëhet kur të rritet, apo cilin sport do të ndjekë përfundimisht.
Si do të influencohet ky 14-vjeçari për të ndryshuar gjininë?
Duke filluar nga shkolla. Nga shtatori i 2026 do të fillojnë me rishikimin e kurrikulave. Kurrikulat do të përshtaten me ligjin e barazisë gjinore. Ideologjia gjinore do të fillojë që në moshën 3-4 vjeç në kopsht.
Zgjidhja është dëbimi i kësaj qeverie një orë e më parë.
Nuk është trasngjinorizma rruga jonë drejt BE-së



