Gazetari Lavdrim Lita zbuloi për herë të parë se brenda selisë blu ka pasur deputetë që i kanë paraqitur dorëheqjen Sali Berishës, por kryedemokrati s’ua ka pranuar.
Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN gazetari tha se një prej deputetëve i ka thënë Berishës, se ky i fundit duhet të përmbysë skemën që emëron humbësit në pozicione drejtuese.
Sipas Litës, Berisha i ka premtuar ligjvënësit se gjërat në parti do të ndryshojnë.
“Ka deputetë që kanë dhënë dorëheqjen dhe z.Berisha nuk ua pranon! Një i kanë thënë nëse ti nuk e përmbys këtë skemën e emërimit të humbësve, unë do iki nga PD. Ai i ka thënë ‘prit se do ndryshojnë gjërat’. Mund ta them edhe emrin se kush e ka dhënë dorëheqjen. Në atë parti s’mund të shkohet me ndryshime statutore të bëra nga një person që është kryearkitekt i humbjes në qarkun e tij, siç janë disa të tjerë. Aty duhet vendosur meritokracia. Kush fiton merr poste dhe detyra më të larta, sepse i jep edhe besim qytetarëve. PD ka një problem me fitoren”, tha Lita.



