Beqaj: Më lironi, ju jap 20 milionë lekë! Gjykata e lë në burg

spot_img
Advertisements

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) këtë të hënë ka rëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajn lidhur me dosjen SASAPK, duke e lënë nën masën e sigurisë “arrest me burg” edhe pse ky i fundit ka ofruar garanci pasurore në vlerën 20 milionë lekë.

Ndërkoë ish-ministri Beqaj u arrestua më 4 korriku 2024 lidhur me dosjen e abuzimeve me fondet e Bashkimit Evropian në SASPAK.

Dosja “SASPAK” ndodhet në pozicionin e saj paraprakisht në GJKKO. Gjykata ende nuk ka marrë një vendim nëse do të kalojë aktet për gjykimin apo jo.

Siç bëhet me dije se avoktët mbrojtës të Ilir Beqajt zyrtarisht kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ata gjithashtu kanë kërkuar më parë pushimin e çështjeve ose kthimin në SPAK për plotësim mjetesh hetimore.

Ndërsa gjartë seancave të fundit, prokurorët e SPAK kanë dorëzuar prova të reja materiale, duke përfshirë edhe një laptop të sekuestruar gjatë hetimit.

spot_img

Latest articles

Related articles