Sot duhet të japin dorëheqjen. Sot! Jo nesër!

spot_img
Advertisements

Para rreth 10 ditësh, pas tragjedise se Durresit, u hodhën në debat amendimet e reja për ashpërsimin e masave në qarkullimin rrugor. Mes tyre, edhe ideja për heqjen e patentës përjetë nëse kapesh dy herë mbi limitin e alkoolit.

Sot, një fëmijë 7-vjeçar humbi jetën pranë shkollës. Tragjikisht, serish.

Dhe pikërisht kjo tragjedi tregon sa i paaftë është bërë shteti për të kuptuar problemin real. Sepse siguria nuk ndërtohet duke terrorizuar administrativisht qytetarët e zakonshëm dhe kryefamiljarët. Siguria ndërtohet me policim real në komunitet, me rrugë të sigurta, me kontroll territori, me urbanizëm normal dhe me institucione që funksionojnë para tragjedisë, jo vetëm pas saj.

Të dehur në timon ka në çdo vend të botës. Te forte qe duan te zaptojne rruget dhe lagjet gjithashtu. Por mbetet tek deshira, se shteti nderhyn. Jo kudo rrugët janë kthyer në bomba me sahat pranë shkollave.

Në Shqipëri duket sikur gjithmonë kërkohet falje nga populli. Qytetari i thjeshte kerkon falje tek polici, kerko ndere tek patronazhisti.

Po Qeveria për çfarë kërkon falje? Po drejtuesit e larte te Policise se Shtetit a kerkojne falje? A ka përgjegjësi politike për këtë gjendje?

Sot i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Elbasanit dhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit duhet të japin dorëheqjen. Sot! Jo nesër!

Sepse kur vdes një fëmijë pranë shkollës, problemi nuk është me vetëm tek shoferi. Problemi është një shtet që ka dështuar të parandalojë tragjedinë dhe që më pas përpiqet ta zëvendësojë paaftësinë me më shumë dënime.

spot_img

Latest articles

Related articles