Tatimet kanë njofuar lidhur me ecurinê e kontrolleve tê Administratës Tatimore ndaj evazionit fiskal në sektorin e ndërtimit.
Finalizohet rasti i dytë me rezultate konkrete nga hetimet ndaj agjencive imobiliare, ku janë evidentuar rreth 5.4 milionë euro të ardhura të padeklaruara nga komisionet.
Kontrollet, analizat financiare dhe hetimet e Administratës Tatimore do të vijojnë për çdo subjekt që tenton të fshehë të ardhurat dhe të shmangë detyrimet tatimore, njoftojne tatimet.
Administrata Tatimore deklaron se është e gatshme të bëjë paqe fiskale me çdo tatimpagues në funksion të formalizimit të ekonomisë, por nuk do të ndalojë aksionet e saj ndaj evazionit tatimor./ Monitor



