Putin çon armë atomike në Bjellorusi, Trump çon 5 mijë trupa në Poloni

spot_img
Advertisements

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko mori pjesë për herë të parë në provën e përdorimit të armëve bërthamore taktike dhe strategjike nga Rusia. Ai dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kryesuan stërvitje të përbashkëta ushtarake që mbuluan zonën nga Evropa Lindore deri në Paqësor dhe përfshinë qindra raketahedhës rusë, avionë luftarakë, anije luftarake dhe nëndetëse bërthamore.

Si Moska ashtu edhe Minsku do të marrin parasysh përvojën e operacionit ushtarak special, duke iu referuar luftës katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë. Ai dhe Lukashenko urdhëruan lëshimin e raketës ndërkontinentale, hipersonike Yars, e aftë të mbajë tre raketa bërthamore të synueshme në mënyrë të pavarur.

Si pjesë e stërvitjeve, Moska furnizoi Minskun me avionë luftarakë të modifikuar Su-25 dhe raketa balistike Iskander-M me një rreze veprimi deri në 500 km dhe armë bërthamore që thuhet se ruhen në poligonin ushtarak Asipovichi, më pak se 200 km në veri të kufirit ukrainas. Disa ditë pasi Rusia filloi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Lukashenko zhvilloi një referendum për të ndryshuar kushtetutën bjelloruse dhe për të lejuar praninë e armëve bërthamore në territorin e saj.

Nga ana tjetër.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 5 mijë trupa shtesë në Poloni, vetëm një javë pasi Pentagoni anuloi një dislokim të planifikuar prej 4 mijë trupash në këtë vend.

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski, mirëpriti të premten vendimin e presidentit amerikan për të dërguar edhe 5 mijë trupa amerikane në Poloni, raporton AP.

“Kam edhe një arsye më shumë për të qenë optimist këtë mëngjes. Dua ta falënderoj Presidentin Trump për njoftimin se rotacioni dhe prania e trupave amerikane në Poloni do të vazhdojnë pak a shumë në nivelet e mëparshme. Dua ta falënderoj presidentin dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë vendim, miqtë tanë në Kongres, ambasadorët Whitaker dhe Rose në NATO dhe në Poloni, si dhe të gjithë zyrtarët polakë që kontribuuan. Mendoj se edhe reputacioni i Polonisë si një vend që e merr seriozisht mbrojtjen ka ndihmuar”, tha Sikorski.

E sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, e mirëpriti këtë vendim para një takimi të ministrave të jashtëm në Suedi, duke shtuar se prirja që Evropa të bëhet më pak e varur nga SHBA-ja “do të vazhdojë”.

spot_img

Latest articles

Related articles