Mereme Sela: Berisha do të pësonte humbje katastrofike përballë meje, prandaj më hoqën

spot_img
Advertisements

Doktoresha Mereme Sela, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi skualifikimin e saj nga gara për drejtimin e Partisë Demokratike, duke deklaruar se do ta mundte bindshëm Sali Berishën në një proces të ndershëm zgjedhor.

Sela u shpreh se arsyeja e përjashtimit të saj nga gara lidhet me frikën që, sipas saj, drejtuesit aktualë të PD-së kanë ndaj figurave të reja.

Sipas Selës, Berisha e ka mbyllur ciklin e tij politik dhe Partia Demokratike ka nevojë për ide dhe figura të reja.

Po garantoj një gjë për opinionin publik, kolegët në QSUT, nëse do të ishte garë e ndershme dhe nëse do të isha unë dhe zoti Berisha, jam e sigurtë që do të fitoja numrin më të madh të votave dhe Berisha do të dilte me humbje katasrofike ndaj meje.

Mendoj se e kam shprehur edhe nga selia, kam respekt për të si koleg pwr Berishen, dhe aty mbyllet çdo gjë. E ka mbyllur ciklin e karrierës, historisë, kisha menduar se do të isha kandidatja më potenciale aty, pa asnjë impakt negativ. Unë do ta kisha lënë si lider historik. Unë hyra për të kandiduar dhe për ta drejtuar unë PD-në.

Mendoj se skualifikimi ishte arbitrar.

Mendoj se frika ime i ka trembur dhe më kanë skualifikuar. Unë kam ide të reja, të vjetërit kanë mbaruar punë.

Unë kam në PD nga 2016 dhe sot.

Më lejo të saktësoj disa ligje që lidhen me këtë, Unë jam për paqe dhe për demokraci.

Sipas nenit 46 të statutit të PD, nuk lejohet kandidimi i zotit Berisha.

Një nga shtysat kryesore ishte mënyra se si, sipas saj, u zhvilluan primaret e vitit 2025 në qarkun e Durrësit.

Pe procesi nuk ishte transparent, duke ngritur dyshime mbi numërimin e votave dhe mungesën e aksesit në lista.

Kam qenë pjesë e primareve në 2025 në Durrës. Kërkova listat dhe nuk m’u vunë në dispozicion. Numri i votave që më dolën ishte shumë më i ulët se sa ato që ishin realisht, kam bërë edhe ankesa, por nuk ka marrë përgjigje.

Vendimi për kandidim erdhi edhe si reagim ndaj situatës së brendshme në PD, të cilën e përshkroi si të tensionuar dhe të mbushur me problematika.

Një tjetër motiv ishte edhe dëshira për të sjellë një qasje më të re në parti dhe për t’u bashkuar me figura të reja dhe të ndershme.

Nuk kam pasur kontakte të shpeshta me Sali Berishën, përveç një takimi të vetëm në kohën kur ai ishte kryeministër, në lidhje me çështje pronash në Fushë-Krujë.

Skualifikimi ishte shume arbitrar. 

spot_img

Latest articles

Related articles