Devoll, ngricat dëmtojnë pemëtoret me mollë, qershi e kumbulla! Fermerët kërkojnë dëmshpërblim

spot_img
Advertisements

Ngricat që kanë goditur zonën e Devollit në fillim të majit kanë shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e pemëtarisë, duke prekur rëndë prodhimin e mollëve, qershive dhe kumbullave.

Sipas fermerëve është dëmtuar 100 për qind prodhimi i këtij sezoni. Përveç humbjes së të ardhurave nga prodhimi, situata është rënduar edhe nga kostot e larta të investimeve.

“5 hektarë kam unë dhe dëmi shkon në 20 mln leke (të vjetra). Dëmi në pemtore është 100 përqind. Dëmi është kolosal, nuk marrim fare prodhim këtë vit”, thanë fermeret.

Dëmi ndryshon nga niveli i investimeve dhe sipërfaqja e mbjellë nga secili fermer por disa prej tyre thone se kane investuar deri ne 10 mije euro.

“Këtë vit ka zero prodhim. Unë kam 12 milionë lek (të vjetra) dëm”, tha një tjeter.

Fermerët e dëmtuar kërkojnë ndërhyrje urgjente nga qeveria, kompensim dhe mbështetje financiare për të përballuar pasojat dhe për të vijuar sezonin e ardhshëm.

“Mua investimi më ka shkuar 7 milionë lek (të vjetra) dhe këtë vit s’marr fare prodhim. Presim nga shteti se ne s’kemi mundësi për t’i përballuar”, thanë ata.

Në terren pritet të kryhet verifikimi nga specialistët e bujqesise, të cilët do të përcaktojnë vlerën e dëmit por nuk ka ende të dhëna nëse do të dëmshpërblehen.

Zona e prekur ka shtrirje të gjerë nga Zëmblaku deri në Kapshticë.

spot_img

Latest articles

Related articles