Gjenerali amerikan që po vjen ambasador në Tiranë: Kam plan me 4 pika!

spot_img
Advertisements

Gjenerali Eric Wendt, i nominuari i Presidentit Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Shqipëri raportoi sot në Komitetin e Jashtëm të Senatit. Ai u shpreh se ka katër objektiva apo linja që do të veprojë në Shqipëri nëse do të marrë besimin e Senatit duke filluar nga mbrojtja, lufta ndaj korrupsionit, droga dhe investimet.

“Gjatë drejtimit të forcave të NATO-s, trupat shqiptare ishin pjesë e komandës sime dhe kam punuar me ta në terren. Në Afganistan kam shërbyer me trupa shqiptarë.

Forcat speciale shqiptare persifikojnë shpirtin luftarak të Skënderbeut dhe shqiptarët janë krenarë, punëtorë dhe mikpritës. Prioritetet tona janë të mbroj qytetarët amerikanë.

Do të përdor katër linja operimi, të thellojmë planet e ambasadës në këtë shtet; të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe trafikut.

Së dyti ta bëjmë Amerikën më të sigurtë. Do të kenë benefite edhe shqiptarët në rrafshin e marrëveshjeve të NATO-s për të nxitur investimet në siguri.

E treta dua të fokusohem për ta bërë ekonominë shqiptare dhe amerikane në rritje. Së katërti fokusi ynë do të jetë përpjekja për faktorin human për të përfshirë njerëzit.

Në aspektin publik dhe aspektin profesional të karrierave të tyre. Jam gati të bashkëpunoj me anëtarët e komisionit dhe institucionet shqiptare për të arritur këto objektiva” tha ai

spot_img

Latest articles

Related articles