“Rama jam, më dërgo 60 mijë euro” – Video-call me kryeministrin, si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale!

spot_img
Advertisements

Një histori mashtrimi është sjellë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë me metodë më të sofistikuar ku mesazhet nuk kanë mjaftuar.

Bëhej fjalë për 60 mijë euro, shumë që mashtruesit synonin të përfitonin përmes presionit dhe manipulimit, nga një drejtor i një ndërmarrjeje të madhe shtetërore.

Shifra u kërkua nga babë e bir, Kledis dhe Kujtim Muzhaqi, të cilët u hoqën si kryeministri Edi Rama.

Gjithçka nisi me një mesazh të pazakontë që mbërriti në aplikacionin e enkriptuar SIGNAL, në telefonin e një drejtori të një ndërmarrjeje të madhe shtetërore.

“Si jemi me objektivat?”, shkruhej në mesazhin që vinte nga një numër i panjohur.

Drejtori e ka hapur mesazhin, ndërsa vetëm pak çaste më vonë ka marrë një VIDEO CALL. Kur është përgjigjur, në ekran i është shfaqur kryeministri Edi Rama, me syzet karakteristike të kuqe që ai përdor shpesh në daljet publike. Pas mbylljes së telefonatës ka mbërritur një tjetër mesazh:

“Rama jam, më dërgo 60 mijë euro në Elbasan. Komuniko me këtë numër”.

Drejtori ka njoftuar Policinë e shtetit ku sektori Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës organizoi menjëherë një operacion të mirëfilltë, duke inskenuar takimin në Elbasan sikur shuma do të dorëzohej. Pikërisht gjatë këtij operacioni ranë në pranga Kledis dhe Kujtim Muzhaqi.

Policia dyshon se imazhi i Edi Ramës në video-call është krijuar me Inteligjencë Artificiale, një metodë e re që po përdoret nga grupet kriminale për të manipuluar dhe zhvatur zyrtarë apo biznesmenë.

spot_img

Latest articles

Related articles