Biznesmeni Gentian Likaj është paraqitur në SPAK paraditen e sotme, në cilësinë e personit ndaj të cilit po zhvillohen hetime, në kuadër të hetimeve për dosjen AKSHI.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për MCN Live, se biznesmeni është pronar i kompanisë “Comunication Progress”.
Biznesmeni përmendet në deklarime dhe dëshmi, në hetimin e aferës AKSHI, ku SPAK e ka person të dyshuar. Prania e tij me avokat lë dyshime se ndaj kompanisë dhe biznesmenit zhvillohen hetime.
Biznesmeni Lika është i njohur në fushën e teknologjisë dje informacionit dhe në fushën e prokurimeve publike.
Kujtojmë se një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme, ishte dhe vetë drejtuesja e AKSHI-t, zonja Mirlinda Karçanaj.



