Aktivisti Baki Goxhaj, pjesë e flotiljes humanitare “Sumud” drejt Gazës, është ndaluar nga ushtria izraelite në ujërat ndërkombëtare. Bashkëshortja e tij thotë se prej orës 10:00 paradite nuk ka më kontakte me të, ndërsa Ministria e Jashtme shqiptare po ndjek rastin përmes kanaleve diplomatike.



