nga Nikoleta Kovaçi
Diçka nuk kuptova unë te kjo ngjarja në Mamurras: Policia thotë na kërcënoi me armë Amadeo Fufi dhe ne u kundërpërgjigjem për vetëmbrojtje po u plagos Leonardi!
Tash ose policia s’ka ditë me marr shënjestër, ose ai djali i ish-deputetit të PD-së dhe drejtorit të PS-së nuk e ka nxjerrë armën fare po pasi e kanë prangos i’a kanë gjetë armën, që do të thotë nuk i ka kërcënue.
Po nji pyetje kam unë: pse u gjuajt ai tjetri? E zamë se ka rrezikue jetën e policëve me makinë, pse nuk u la të ikte, sepse te e di unë policia nuk asht togë pushkatimi! Po meqë Leonardi s’paska nxjerrë armë, a s’kishte formë tjetër neutralizimi përveç plumbit…?



