Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit sipas burimeve mediatike pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të aksionerit tjetër Behgjet Pacolli. Kompania e Behgjet Pacollit që është penguar pretendon se ka të drejtë ligjore për të ushtruar aktivitetin e saj në këtë projekt, ndërsa pala kundërshtare argumenton se hyrja e tyre në kantier është e paautorizuar, sipas BW. Çështja e palëve për aeroportin e Vlorës ndodhet në dyert e gjykatave duke mbajtur peng nisjen e punës.



