Pogradec
Vidhet gjatë natës një dyqan bulmeti në një nga zonat kryesor në lagjen numër 3.
Dyqaani i bulmetit është hapur me forcë gjatë natës dhe hajdutët kanë arritur të marrin të gjithë mallin brenda tij duke shkaktuar një dëm prej më shumë se 2 milionë lekësh.
Pronari thotë se ka ardhur në mëngjes në orën 7.30 për të hapur dyqanin dhe e ka gjetur të thyer dhe të vjedhur. Sipas pronarit kjo është hera e dytë që dyqani vidhet brenda 5 muajsh.
Edhe për rastin e parë policia nuk ka mbrritur tek autorët.
Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë lëvizjen e autorit/ autorëve.



