Këtë të diel gjatë ndeshjes së Superiores mes Elbasanit dhe Egnatias, e zhvilluar në Arenën Kombëtare ka patur edhe përplasje të forta mes tifozëve, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.
Përplasja ka ardhur pasi rrogozhinasit fituan thellë me rezultain 4-0 ndaj AF Elbasanit duke marrë edhe kreun e Final 4.
Siç shihet edhe nga pamjet e fotos skenat e tilla e kthejnë futbollin shqiptar shumë vite mbrapa dhe nuk i shkojnë aspak përshtat sportit më të ndjekur në vend.
Ndërkohë me këtë fitore, Egnatia shkon në kuotën e 31 pikëve, po aq sa Vllaznia dhe Elbasani, me rrogozhinasit që marrin kreun e renditjes, me dy ndeshje të mbetura.



