Rama tallet me PD që votoi rezolutën: E kanë kuptuar që do i fus në BE

spot_img
Advertisements

Ditën e sotme në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama komentoi më tej dhe dakordësimin e Partisë Socialiste dhe asaj demokratike të cilat u u dakordësuan për miratimin e rezolutës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama e cilësoi pozitiv faktin që opozita iu bashkua shumicës qeverisëse për një çështje që lidhet me integrimin europian të vendit.

“Shënimi i fundit është për diçka të mirëseardhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku befasisht, por e përsëris pozitivisht, forcat opozitare të Kuvendit të Shqipërisë u bashkuan me shumicën qeverisëse për një rezolutë të lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Më vjen mirë realisht që ndodhi diçka e tillë” tha kryeministri.

Ndërsa, më tej kreu i qeverisë shqiptare shtoi se më e mira për Shqipërinë do të ishte nëse mes socialistëve dhe demokratëve do të kishte më shumë bashkëpunime, sidomos kur bëhet fjalë për integrimin europian të Shqipërisë, një ëndërr që brenda pak muajve do të bëhet realitet për shqiptarët.

“Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme, prapë se prapë, është një herë me vlerën e vet dhe më vjen mirë po ashtu që, me sa unë kuptoj, e kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm, që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston, që së shpejti do të vijë edhe lajmi i ri dhe i mirë, si të gjitha lajmet për hapjen e kapitujve, të kapërcimit në fazën tjetër të procesit dhe do të hapet edhe rruga për fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave. Kështu që bashkimi, sado i befasishëm dhe sado i ngutur në “varkën e Shqipërisë europiane”, ku ne jemi aty prej kohësh dhe ku vendin e kanë gjithmonë aty, është plotësisht i mirëseardhur” shtoi më tej Rama.

spot_img

Latest articles

Related articles