Shqipëria në Eurovizion, këngëtari Alis premton supriza

spot_img
Advertisements

Artisti i ri Alis Kallaçi, përfaqësuesi i Shqipërinë në Eurovizion mbrëmjen e sotme do të ngjitet në skenë duke performuar me këngën emocionuese “Nân”.

Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Eurovisionit, ku pritet të performojë për vendin tonë Alis.

Kujtojmë se sigurimi i një vendi për Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovisionit, mbetet në “duart” e diasporës shqiptare pasi rregullorja e Festivalit Evropian të Këngës ndalon votimin nga brenda territorit të vendit. Ndaj fati i kualifikimit të Alisit në Eurovision është në duart shqiptarëve të diasporës, nga të cilët kërkohet mbështetje sa më e madhe.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme u mbajt gjysmëfinalja e parë.

spot_img

Latest articles

Related articles