‘Çmendet’ Dionis Teqja, pronar i Megatek, i kërkon edhe gazetarit Almer Toska 500 mijë euro!?

spot_img
Advertisements

Dionis Teqja, pronari i Megatek, është bërë kohët e fundit personazh publik me presion-paditë ndaj gazetarëve dhe mediave duke kërkuar si dëmshpërblim qindra mijë euro, sikur të ishin para xhepi, 500 mijë euro gazetarit Almer Toksa, 500 mijë euro gazetarit Arsen Rusta, si dhe nga 20 mijë euro dhjetëra portaleve.

Redaksia po boton një shkrim solidarizues me kolegun dhe kolegët e tjerë:

nga Almer Toska

Dionis Teqja, pronar i Megatek, ka hapur një padi ndaj portalit Timoni.al, duke kërkuar heqjen e një lajmi dhe një dëmshpërblim prej 500 mijë eurosh. Në padinë e tij ai paraqitet si një sipërmarrës i njohur dhe i suksesshëm brenda dhe jashtë vendit, që pretendon se i është cenuar reputacioni. Por Dionis Teqjes i janë vrarë dy punëtor teksa punonin në Megatek. Janë plagosur dhe të tjerë. Do publikojme edhe më shumë afera të Megatek dhe Dionis Teqjes. Nuk do ndalemi!

Timoni.al nuk frikësohet nga asnjë padi dhe nuk tërhiqet nga asnjë presion gjyqësor.

Në një kohë kur mediat përballen gjithnjë e më shpesh me padi të rënda dhe kërkesa të pajustifikuara financiare, qëllimi është i qartë: të frikësohet fjala e lirë dhe të mbyllet goja e gazetarisë investigative.

Por asnjë gjobë, asnjë kërcënim dhe asnjë presion nuk do ta ndalë punën tonë.

Ne do të vazhdojmë të publikojmë dhe të hetojmë çdo rast ku ngrihen dyshime për abuzim me pushtetin ekonomik, për shmangie detyrimesh, për kushte të diskutueshme pune apo për përfitime të padrejta në kurriz të qytetarëve dhe shtetit.

Sepse në një shoqëri demokratike, biznesi i madh nuk është mbi pyetjet e publikut dhe as mbi llogaridhënien.

Dhe çdo përpjekje për të frikësuar median me procese të kushtueshme gjyqësore nuk është forcë — është dobësi përballë transparencës.

Timoni.al do të vazhdojë punën e tij, pa u tërhequr, pa u mbyllur dhe pa u përkulur ndaj askujt.

spot_img

Latest articles

Related articles