Shpenzimet e Kryemadhit me kartat e kreditit, Ilir Meta: Unë jam i divorcuar, nuk mbaj përgjegjësi çfarë ka bërë ajo

spot_img
Advertisements

Ilir Meta, gjatë replikave që ka shkëmbyer me prokurorët në sallën e gjyqit, është shprehur se ai nuk mban asnjë përgjegjësi për veprimet e Monika Kryemadhit, pasi është i divorcuar nga ajo.

Ai u referua shpenzimeve që kishte bërë Monika Kryemadhi, me kartat e Adrian Shatkut.

Meta tha se vetë nuk ka bërë asnjë shpenzim, madje edhe orën e ka blerë 20 vite më parë.

“Në respekt të gjykatës duhet të sqaroj, në seancën paraprake edhe zonja Gjoka e ka kuptuar këtë histori.

Unë kam statusin i divorcuar.

Unë mos të mbaj përgjegjësi çfarë ka bërë Kryemadhi në të kaluarën, pa dijeninë time.

Përgjegjësia ime është individuale.

Më trego një shpenzim që kam bërë unë. Edhe orën e kam para 20 vitesh.

Nuk i kushtoj shumë rëndësi këtyre”, tha Meta.

spot_img

Latest articles

Related articles