Nisma Kombëtare do të jetë parti e lekut

spot_img
Advertisements

nga Indrit Vokshi

I kemi këto slloganet për vlera, parime, qëndrime etj. Por kemi edhe një parim: Parimin e lekut. Një vend duhet të ketë biznes e pasuri. Varfëria është nana e të gjitha të këqijave, thonin të vjetrit.

Pse të mos kenë sa më shumë shqiptarë lek e biznes? Kur ka para e pasuri, zhduken edhe shumë sëmundje sociale. Njerëzit janë më pak servilë sepse skanë nevojë t’i servilosen dikujt, bëhen edhe më të lirë e me karakter përballë politikës e shtetit, sepse ka tjetri mirëqenie e sia ka shumë nevojën. Bëhen më të qytetëruar sepse udhëtojnë nëpër botë, çojnë fëmijët në shkolla të mira në vende të tjera. Ata shohin shkencë e kultura të tjera dhe “përmirësohet rraca”. Kur kanë lek kanë mundësi të botojnë libra, xhirojnë filma e dokumentare, vetë ose duke njohur financues; ose kanë lek dhe financojnë veprat e të tjerëve.

Servilizmi e nënshtrimi nis qysh në fëmijëri. Në lagje, kishim dy-tre shokë me lek dhe çunat e tjerë i mbanin si me hatër, sepse ata kishin, këta nuk kishin, joshja është e keqe. Unë kam qenë familje “mercenare” policoro-shërbimesh, kishim epizëm e rapsodi e nuk i serviloseshim kujt sepse na edukonim se burri është burrë edhe nëse ska për momentin, ne jemi më të mirët sepse jemi shpi që kemi gjujt pushkë, kemi ndihmuar fukaranë, jemi vra për mik, dhe nuk i duhet shkuar mbrapa askujt për lek; ne edhe kur skemi, jemi prapë në këmbë e nuk i përulemi askujt (pra siu generis). Por shumë fëmijë të tjerë në tetëvjeçare e gjimnaz, mbaj mend që u shkonin mbrapa të tjerëve sepse kishin lek.

Prandaj pasuria, pasja, mirëqenia, shëron shoqërinë, e bën shoqërinë më të mirë.

spot_img

Latest articles

Related articles