Në ditën ndërkombëtare të Medias, botuesit të MCNtv i vihet tritol në biznes nga grupi i struktuar AKSHI-t, pas kërcënimeve me jetë disa javë më parë.
Në të njëjtën ditë Sali Berisha sulmon mediat, veçanërisht news 24, me një gjuhë banditeske siç e ka në inventar, pasi nuk i pëlqejnë kronikat e lajmeve.
Pak ditë më parë Drejtori i shtypit në PD i tregoi vendin gishtit të moderatores së Top Channel për arsye partie. Humbja e qetësisë është humbje beteje me gazetarët e të vërtetën.
Nuk quhen sulmet e Flamur Nokës sepse në të shumtën e rasteve nuk i kupton gjërat që thotë kundër medias dhe mban mend vetëm gjysmën e gjërave që i thotë doktori.
Kampion kundër Medias e gazetarëve është Edi Rama, me bandën e tij shtetërore që ka mbyllur 3 tv: agon channel, oranews e news24, me gjoba e polici. Dhe dhjetëra portale opozitare.
Dy armiq të medias, Ilir Meta e Erion Veliaj janë prapa hekurave.



