Prokuroria Tiranë mbyll hetimet, çon në gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT (EMRAT)

spot_img
Advertisements

Prokuroria Tiranë ka përfunduar hetimet për skandalin e Onkologjikut dhe ka dërguar për gjykim gjashtë persona. Mes të cilëve zv.Drejtoreshën, koordinatorin, mjekë e specialistë të Spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) si dhe administratorin e një kompanie farmaceutike.

Ata akuzohen për veprat penale ‘Shpërdorim të detyrës’, ‘Fshehja e të ardhurave’ si dhe ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’. Hetimet zbuluan raste ku pacientëve të ndryshëm nuk i jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe orientoheshin në klinikat private, ku kundrejt tarifave të fryra kryheshin shërbime dhe ndërhyrje kirurgjikale të cilat duhet t’i jepeshin falas nga mjekët e spitalit onkologjik pranë QSUNT.

Gjithashtu rezultoi se pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT ishte instaluar një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale. Nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri nuk është në shfrytëzim por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vetë personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton.

Të pandehurit për këtë rast janë Emiljano Lela, Alketa Pere, Brikena Qirjazi, Drilona Kishta, Halil Gashi dhe Florian Marku.

spot_img

Latest articles

Related articles