Deputeti socialist Erion Braçe e ka nisur ditën këtë të shtunë në terren, duke treguar problematikat, kryesisht në infrastrukturë, në njësinë administrative nr.5 e cila është dhe njësia e tij.
Mirëpo, në territorin e kësaj njësie dje nga Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu është zhvilluar një festë në zonën e Komunës së Parisit dhe i deleguari si drejtues politik për Tiranën i PS, u shfaq duke gatuar e shërbyer makarona.
Erion Braçe, nisur nga problemet e mëdha në territor, i thumbon të dy duke thënë se qyteti ka nevojë për punë, dhe jo për udhëheqës që 1 Majin e punëtorëve e kthejnë në festë makaronash
“Ne territor, si deputet i 5-ses, mu ne mes te Tiranes-ne mes te Bllokut; pislleku mes pallateve eshte i lemeritshem! Ky shesh me pallateve ndodhet vec 20 metra larg nja njesia administrative 5-shiheni: plehra, balte, pluhur, makina te braktisura, defekte ujesjellesi te bera e te lena ashtu, asfalt qe nuk duket me!
Kur udheheqesit kthenin 1 Majin e punetoreve ne feste makaronash, une dhe banoret ishim ketu; Si nje vit me pare, por atekohe ishte me paster! Ndaj ky qytet ka nevoje per pune pune pune, jo per qoke pushteti nen tingujt e tallavase se propagandes! Boll me”, shkruan Erion Braçe.



