Afera ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë në GJKKO 8 persona, nis i pari Taulant Balla

spot_img
Advertisements

Në GJKKO zhvillohet sot në orën 12:30 seanca e radhës për dosjen “Partizani” me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e të tjerë, për privatizimin e kompleksit shumësportësh Partizani.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka pranuar kërkesën e SPAK për thirrjen në gjyq të 11 dëshmitarëve. Në seancën e sotme do të dëshmojnë 8 prej tyre, duke nisur nga deputeti i PS Taulant Balla, në cilësinë e kallëzuesit të çështjes.

Në listë janë dhe drejtues të rëndësishëm të ish klubit të futbollit “Partizani” apo edhe ish shumësportësit me të njëjtin emër.Ish presidentët e Partizanit Albert Xhani dhe Paro Laçi dhe ish drejtorët Bujar Labinoti, Afrim Tole, Isa Tare pritet të dëshmojnë mbi procedurat që u ndoqën për t’i marrë atyre pronën ku vazhdonin aktivitetin sportiv.

Dëshmitarët e SPAK në seancën e sotme
Taulant Balla Kallëzuesi i aferës Partizani
Afrim Tole Ish-shefi i Klubit Partizani
Isa Tare Ish drejtori i kompleksit
Bujar Labinoti Ish drejtori i kompleksit
Albert Xhani Ish presidenti i Partizanit
Paro Laçi Ish presidenti i Partizanit
Dhurata Çela Ish drejtoreshë e AKKP Tiranë
Petrit Kullolli Topograf në AKKP Tiranë

spot_img

Latest articles

Related articles