Kryebashkiaku Veliaj hoqi disa nishane me operacion kirurgjikal

spot_img
Advertisements

Disa ditë më parë u publikua një lajm se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Kjo u konfirmua sot nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Më konkretisht bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale për zhdukjen e disa nishaneve, situatë për të cilën avokati i kryebashkiakut të Tiranës, thekson se Veliaj gëzon shëndet të plotë fizik dhe psikologjik.

“Erion Veliaj është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe psikologjike. Nga një pikëpamje edhe nga koha që i krijon situata në të cilën ai ndodhet e ka më të mundur, ka më hapësirë për të bërë veprimtari fizike.

Ndërhyrja bëhej fjalë për disa nishane malinje të cilat janë hequr dhe po kryhen analizat. Nuk ka asnjë shqetësim në këtë aspekt. Gjendja e tij është shumë mirë” tha Plarent Ndreca në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”.

spot_img

Latest articles

Related articles