‘Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë’! Ministri shqiptar në RMV reagon ashpër: Të kërkojë falje!

spot_img
Advertisements

Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, ka reaguar ashpër ndaj një mesazhi të aluduar të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, në të cilin pretendohet se është përdorur shprehja “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”.

Durmishi e ka cilësuar gjuhën e përdorur si të papranueshme dhe zhgënjyese, duke kërkuar reagim dhe sqarim urgjent nga autoritetet në Tiranë, si dhe kërkim faljeje publike nga ministri Hoxha ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, një gjuhë e tillë shkel standardet etike dhe profesionale të një përfaqësuesi shteti dhe bie ndesh me detyrimet kushtetuese për kujdes ndaj bashkëkombësve jashtë vendit.

Durmishi shtoi gjithashtu se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë pjesë e pandashme e trungut kombëtar, duke kritikuar edhe mungesën e reagimit të ambasadorit shqiptar në Shkup, të cilin e akuzoi për qëndrime të njëanshme politike në vend të mbrojtjes së dinjitetit të bashkëkombësve

spot_img

Latest articles

Related articles