Britanikët që janë 17 vjeç ose më të rinj, dhe kushdo që lind në të ardhmen, nuk do të jenë kurrë në gjendje të blejnë ligjërisht cigare. Kjo vjen pasi Britania miratoi një ndalim të përhershëm të shitjes së duhanit sipas vitit të lindjes.
Në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, Daniel Nikolla shpjegoi: “Bëhet fjalë që të krijohet një gjeneratë “smoke free”, që mos të ketë akses në disa vende si në shkolla, në parqe publike, në spitale brenda, në ambiente që janë për të pirë duhan nuk do lejohen. Gjithashtu, edhe “vapes” do kenë një ndalim në masë”.
Ndërsa mjeku Rushan Muhameti u shpreh: “Ideja e Mbretërisë së Bashkuar është që të krijojë një fashë pa duhan sepse është kosto për sistemin shëndetësor, se sëmundshmëria që krijon duhani te adoleshentët është kosto për sistemin shëndetësor, për shkak sepse do të mjekohet dhe sistemi shëndetësor në Angli është i ngarkuar, por edhe në Shqipëri është tepër i ngarkuar. Pra, kjo zbret një farë kostoje të shërbimit shëndetësor dhe kjo përkthehet në shërbim shëndetësor në njerëzit që kanë më shumë nevojë”



