23 vjeçarja merr leje nga Rama për të ndërtuar 4 kulla në Himarë

spot_img
Advertisements

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se në zonën e Potamit, në Himarë, parashikohet ndërtimi i katër kullave nga kompania në pronësi të një 23-vjeçareje, Gabriela Dino.

Sipas saj, projekti parashikon ndërtesa me 16 kate mbi tokë dhe katër kate nëntokë, çka, sipas gazetares, ngre shqetësime edhe në raport me modelin e zhvillimit të zonës.

Katër kulla me 16 katë mbi tokë dhe katër kate nën tokë. Kjo ka një problem edhe nga ana estetike, stonon, me tendencën e zhvillimit që ka Himara. Ka një kontradiktë të madhe.

Ka një debat se kush po financon ndërtimin. Ka një debat por meqenëse barrën për të mbrojtur që ndërtimi nuk është skenë krimi, e ka marrë kryeministri, ai ka edhe agjencitë shtetërore që kanë të dhënat, kadastra, zyrat noteriale, që raportojnë çdo transaksion.

Për sa kohë volume i ndërtimit nxjerr 8-12 mijë apartamente, vetëm për Tiranën, nuk bëjmë dot statistika me 5 raste.

Kompania El Dino, Gabiriela Dino, është një 23 vjeçare. Kjo kompani është edhe bashkë aksionere në një projekt për të ndërtuar kulla te diga e liqenit

spot_img

Latest articles

Related articles