Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në qytetin e Korçës ku pronarët e lokaleve të cilët operojnë në zonën e “Pazarit të Vjetër” janë përleshur me njëri-tjetrin, sherr i cili ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta.
Burime për mediat bëjnë me dije paraprakisht se në konflikt janë përfshirë dy biznesmenë, pronarë të lokaleve, si dhe një person tjetër.



