Arrestohet ‘bosi’ i Call Centerave dhe polici! Në skenë edhe një grua

spot_img
Advertisements

Një operacion kundër Call Centerave, i zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, është finalizuar me goditjen e një aktiviteti të paligjshëm nga SPAK.

Në aksion u angazhuan agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të mbështetur nga Policia e Shtetit, ndërsa kontrolle u ushtruan në disa ambiente në kryeqytet.

Operacioni erdhi pas një pune disa mujore, pas sinjalizimeve nga autoritetet franceze.

Në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) u godit një call center që vepronte pranë gjimnazit “Sami Frashëri”.

Mediat kanë mësuar se, pronari i këtij aktiviteti, Gentjan Pjetërgjokaj, i cili dyshohet se vepronte i kamufluar përmes kompanisë IVISION.AL shpk, ndërsa administratore rezulton Anisa Muçollari.

Pjetërgjokaj është arrestuar nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Gjatë operacionit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndaloi edhe një punonjës policie, August Berberi, me detyrë në Komisariatin nr. 1.

Atij i është marrë telefoni si dhe është kryer kontroll në banesën e tij nga agjentët e BKH-së dhe AMP-së.

spot_img

Latest articles

Related articles