Grida Duma: Rama dhe Berisha janë të dy bashkë

spot_img
Advertisements

Drejtuesja e Top Story-t në TCH, Grida Duma, në një intervistë dhënë në emisionin “Breaking” në Top News për gazetaren Dafina Hysa, ka bërë një analizë të detajuar të aktualitetit politik në vend.

Duke nisur nga tema më e nxehtë, ajo e reformës zgjedhore, Duma thekson se kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës, Sali Berisha, janë të janë të dy në të njëjtën trajektore. Sipas saj, ata po e bëjnë bashkë reformën zgjedhore.

“Ne duhet të kuptojmë çfarë prodhon qasja e pozitës dhe opozitës. Ne duhet të kuptojmë çfarë bëjnë për shqiptarët. Ajo që ne duhet te ndjekim ne. Para zgjedhjeve, Berisha ka propozuar 100 deputetë, pas zgjedhjeve, Rama thotë të shkojmë në 101. Teoria e lojës për të shkuar me shumë mënyra në një rezultat të njëjtë. Ndryshojnë variablin dhe thënë këtë ajo që na habit në këto momente është që të dyja palët duan njëjtën gjë uljen e numrit të deputetëve.

Shqetësimi i Ramës në mandatin e katërt nuk duhet të jetë tjetër, por të ketë lidhje me realitetin, jo ulja e numrit të deputetëve, që të shtojë drejtorët.

Shqetësimi i Berishës nuk duhet të ishin numrat, por mënyra se si zgjidhen këto deputetë. Dy liderët kërkojnë zvogëlimin e atyre të terreneve.

Janë dy ndryshime që lidhen me mënyrën se si ulet terreni politik. Subjektet e reja varen nga mediat dhe frymëzimin e publikut nëpërmjet komunikimit”, tha Duma.

Lidhur me konfigurimin politik në vitin 2029, Grida Duma bëri një parashikim.

“Ajo që parashikoj unë është se me këtë mpirje që i ka bërë Rama dhe Berisha vendit është se shumica ka tendencën të shkojnë te partitë e PS dhe vetë Rama thonë se ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Ndërkohë, PD thotë se ne nuk fitojmë se nuk ka zgjedhje me Ramën. Aksioma e tyre është se ne futemi në zgjedhje, por zgjedhje nuk ka.

Shqetësimi do të ishte platformë ndërkombëtare e PD. Nëse opozita shpreson se të ikurit janë të pakënaqur, duhet të zgjidhë ngërçin e votave, si realizohet votimi elektronik në kohë rekord, etj”.

Por si i ka bërë llogaritë PD, sa do qëndrojë në opozitë?

“Unë e kam pyerur Berishën që PD a do ketë të njëjtën moshë biologjike, siç është lideri i opozitës. Nuk mund ti them Berishës si ta bëjë partinë, nuk mund t’ia japim këtë leksion. Ka një problem tjetër në të gjithë kampin opozitar, ka një mungesë dakordësie mes partive të vogla opozitare. Nuk kam dyshim që në PD ka njerëz vlera dhe kontribute që mund të bëjnë më shumë, ashtu si në PS që Rama nuk ka nevojë për deputetët e vet sepse e bën çdo gjë vetë. Dy liderët e forcave kryesore politike e kanë mbyllur lojën vetë”, analizoi Duma në përgjigjen e saj.

spot_img

Latest articles

Related articles