Zbulimi i tre bazave të Call Center në Tiranë| One Albania pengoi hetimet

spot_img
Advertisements


Kompania One Albania refuzoi të bashkëpunojë me policinë, nga vendimi gjykatës rezulton se nuk ka treguar se kush përdorte IP-të në tre bazat e Call Center në Tiranë.

Po nga vendimi rezulton se policia është detyruar t’i dërgojë tre shkresa duke i vënë në dukje përgjegjësinë penale.

Në disa muaj ku ka munguar përgjigja e One Albania ka vijuar aktiviteti i paligjshëm i Call Center.

Në vendim shkruhet se Kompania One kishte argumentuar se IP ishin publike dhe nuk kishte kapacitete për të identifikuar adresat IP publike. Por ndryshe ndodh me kompanitë e tjetër të cilat kanë dhënë pa hezitim informacionin e kërkuar nga OPGJ-ja duke treguar për autoritetet e zbatimit të ligjit listën e klientëve.

Nga vendimi rezulton se policia është detyruar t’i dërgojë tre shkresa duke i vënë në dukje madje dhe përgjegjësinë penale.

E ndërsa përgjigjja e One Albania ka munguar me muaj, aktiviteti i paligjshëm i Call Center me anë të të cilit zhvatnin milionat e qytetarëve austriakë ka vijuar.

spot_img

Latest articles

Related articles