Skema e shërbimeve greke për të vënë një minoritar në krye të Bashkisë Gjirokastër ?

spot_img
Advertisements

Ditët e fundit në media po qarkullon një dokument mjekësor që mban emrin e kryebashkiakut të Gjirokastrës Flamur Golemit. Ky i fundit është përfolur ditët e fundit se është infektuar me SIDA dhe së bashku me të janë infektuar edhe disa punonjës të kësaj bashkie, gjë që është mohuar në një deklaratë zyrtare nga ky institucion.

Bëhet fjalë për një analizë të kryer në dhjetor të vitit 2025 në Spitalin Universitar të Janinës, ku shihet se është bërë një testim për antitrupat e HIV I+II dhe kryebashkiaku ka rezultuar negativ.

Nuk dihet nëse dokumenti është i vërtetë apo i fabrikuar. Por nëse është i vërtetë kush futet në sistemin grek të spitaleve apo klinikave për të nxjerrë një dokument kaq sensitiv ? Apo janë si dokumentet që dolën nga arkivat e gjykatës së Janinës për Irena Gjokën, gjykatësen e GJKKO ?

Prej javësh qarkullon thathethemi për dëshirën e qarqeve greke për të imponuar në Gjirokastër një minoritar si kandidat të PS për 2027 në vend të Flamur Golemit, me ndihmën e një ministrje të qeverisë Rama; për këtë arsye çdo operacion psikologjik për të ndikuar në politikën lokale duke dëmtuar kandidatin është e kuptueshme si lojë politike.

spot_img

Latest articles

Related articles