Për të dytën herë Reni Ashiku, njeriu i besuar i Frida Krifcës paraqitet në SPAK.
Ashiku është administrator i Converse Management Consulting (CMC).
Hetimet lidhen me menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, një skemë mbështetëse e Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.
Në këtë çështje është e kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.
Nuk dihen ende detaje të plota mbi rolin konkret të personave të përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë.



