3 vite pa gazetarin Nebil Çika, ikona e gazetarisë Konservatore

spot_img
Advertisements

3 vite lë parë gazetari, publicisti dhe ish-kreu i të përndjekurve politikë, z. Nebil Çika u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Z. Nebil Çika i përkiste një familje të njohur patriotike dhe intelektuale nga Borshi i Bregut të Detit. I përndjekur familjarisht gjatë regjimit komunist, Nebil Çika ka qenë gazetar që prej fillimeve të viteve ’90-të.

Çika pati marrëdhënie me shumë media në hapësirën shqiptare. Në fillimet e veta ai punoi si reporter i kronikës e më pas gazetar politik në shumë media të vendit si “Standard”, “RD” etj., si dhe botues i gazetës “Minerva”, që mbante emrin e gazetës ku shkruante Nebil Çika i vjetër, një nga intelektualët e publicistët më të njohur të fillimshekullit XX.

Me ikjen e parakohshme të Nebil Çikës, (ish) të përndjekurit politikë të diktaturës, avokatin e zjarrtë të kauzës së tyre, publicistika shqiptare, humbi një nga penat më të spikatura të saj këto 30 vitet e fundit. Shumë plane, ëndrra, synime, projekte librash, përmbushje kauzash të keqpërdorura mbetën në mes me humbjen e Nebilit, por kolegët e miqtë e kujtojnë me mall.

Më nderim të tij është themeluar çmimi “Nebil Çika”, i cili ka në përbërje kolegë të tij, si juri, që nderon dhe promovon gazetarinë Konservatore.

spot_img

Latest articles

Related articles