Prapaskenat e bisedimeve në Pakistan, deri në përplasje fizike mes SHBA e Iran

spot_img
Advertisements

Bisedimet në Islamabad mes amerikanëve dhe iranianëve, sipas medieve të ndryshme evropiane, kanë dështuar. Palët nuk kanë tejkaluar dot vijat e kuqe. Një gazetar turk, i pranishëm në Islamabad, shkruan se ka pasur deri edhe ngritje të forta tonesh mes palëve, thuajse konfrontim fizik. Forma e negocimit filloi me mesazhe që Pakistani ua jepte palëve, ku secila paraqiste kërkesat. Vijoi me takimin përballë të delegacioneve mbrëmjen e së shtunës. Irani nuk heq dorë nga Ngushtica e Hormuzit, duke e cilësuar atë forma më e lartë e presionit ndaj amerikanëve. Ndërkohë, kërkesat amerikane përfshijnë jo vetëm hapjen e Hormuzit, por edhe uraniumin dhe raketat balistike.
Së fundmi, ShBA-të kanë nisur dislokimin e trupave të tjera në rajon dhe të disa pajisjeve speciale ushtarake. Analistë ushtarakë dhe njohës të rajonit shkruajnë se amerikanët po bëhen gati për të çelur të vetëm Ngushticën dhe të marrin ishujt strategjikë iranianë prej nga goditen cisternat e vendeve të Gjirit, ku është përqendruar gjithashtu shumica e fuqisë ekonomike iraniane për përpunimin dhe transportin e naftës dhe gazit.

spot_img

Latest articles

Related articles