Kreu i PLL, Axhami: Reforma Territoriale JO një pazar mes PS dhe PD, fyerje për qytetarët

spot_img
Advertisements

nga Shpëtim Axhami, kreu i PLL

Reforma Territoriale është një nga shtyllat vertebrore të funksionimit të shtetit dhe shërbimeve ndaj qytetarit. Ajo përcakton se sa afër është pushteti me qytetarin, sa efikas është administrimi i taksave dhe si zhvillohen komunitetet tona.
Për këtë arsye, ne denoncojmë çdo tentativë për ta kthyer këtë proces jetik në një dakortësi dhe pazar politik të radhës nën tavolinë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
​Çdo dakordësi e mbyllur mes dy forcave politike nuk synon përmirësimin e jetës së qytetarëve, por “vizatimin” e hartës sipas interesave të tyre elektorale.
Negociatat që zhvillohen në errësirë, pa konsultime me grupet e interesit, ekspertët e decentralizimit dhe shoqërinë civile, janë një fyerje për demokracinë.
​Nuk mund të pranojmë korrigjime “me arnime” që vijnë si pasojë e marrëveshjeve politike të natës, ndërkohë që qytetarët vuajnë ende pasojat e një reforme që premtoi ulje kostosh, por në fakt rriti vetëm burokracinë dhe numrin e patronazhistëve.
​Qëndrimi ynë është i qartë:
Reforma duhet të bazohet në kritere teknike, gjeografike dhe ekonomike, jo në nevojën e PS-së apo PD-së për të siguruar bastione të sigurta.

Nuk mjafton vetëm lëvizja e kufijve. Duhet që pushteti vendor të ketë pavarësi financiare. Një bashki pa buxhet është thjesht një zyrë elektorale e qeverisë qendrore.


spot_img

Latest articles

Related articles