Rrëfimi i Daniel Shimës në SPAK: Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa njeri i besuar i Ermal Beqirit

spot_img
Advertisements

Në orët e fundit të mbarimit të mandatit 3-vjeçar të Altin Dumanit në krye të prokurorisë së Posaçme SPAK, rezulton të jetë futur në ambjentet e kësaj prokurorie një personazh i quajtur, Daniel Shima, i cili në muajin Gusht 2025, u bë i famshëm në publik për shkak të një kallëzimi në polici për rrëmbimin e tij.

Për një periudhë kohore, Shima, ka mbajtur postin e zv/drejtorit të Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI) dhe firma e tij ka dalë në dhjetëra dokumenta tenderash që SPAK ka sekuestruar.

Por kujtojmë se ndaj tij Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka urdhëruar SPAK që të kryejë veprime hetimore mbi përgjegjësinë penale.

Ish-zv/drejtori i AKSHI-t, u ka treguar hetuesve se gjatë një takimi me Mirlinda Karçanaj, ajo i ka treguar se Igli Tafa, që në atë kohë ishte me detyrë titullar i Autoritetit Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, është person i afërt me Ermal Beqirin.

Duke ju referuar dëshmisë së Daniel Shimës, kujtojmë se njeriu i besuar i biznesmenit, Ermal Beqirit, Igli Tafa, në muajin shkurt 2026, u zgjodh nga kryeministri Edi Rama në krye të AKSHI-t. Lëvizja erdhi vetëm pasi Mirlinda Karçanaj dha dorëheqjen.

Sipas Shimës, shumë praktika tenderuese në AKSHI janë “pilotuar” nga biznesmeni, Ermal Beqiri, duke përdorur një shumëllojshmëri kompanish.

spot_img

Latest articles

Related articles