Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare Gentian Sala ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e operatorit One Albania për të rritur tarifat për abonetët me 2.2%. Në një përgjigje për Neës24, Sala a theksuar se aktualisht janë në bisedime me operatorin telefonik në lidhje me këtë çështje.
Ndërkohë që ka theksuar se për çdo ankesë të qytetarëve në lidhje me vendimin e One për të rritur tarifat do të ketë një përgjigje nga ana e AKEP.
Operatori One Albania ka vendosur që të rrisë çmimet për abonentët e saj duke nisur nga 1 maji. Vendimi për rritjen e tarifave u është njoftuar qytetarëve me anë të një mesazhi drejtuar tyre, por pa asnjë shpjegim për arsyet e rritjes së tarifave. Rritja e çmimeve do të jetë deri në masën 2.2%, sipas normës së inflacionit mesatar vjetor të publikuar nga INSTAT për vitin 2025. Por e vërteta qëndron që çmimi i naftës apo i produkteve të tjera që janë rritur për shkak të luftës në Iran, nuk kanë asnjë lidhje me çmimin e frekuencave telefonike.



