Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në “Hotel Olimpik” në kilometrin 2 në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Krenar Stroka, një prej bashkëpronarëve të këtij hoteli, ka rënë nga tarraca e tij në kushte ende të pazbardhura.
Mësohet se 60-vjeçari gjendej në tarracë dhe më pas ka rënë nga një lartësi gati 15 metra.
Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca, e cila ka transportuar në gjendje mjaft kritike për jetën 60-vjeçari, i cili nuk mbijetoi.



