Edhe ky si Sudja: më jep një euro, të jap dy euro kur t’i kem

spot_img
Advertisements

Ne shqiptarët nuk e harrojmë dot ndjesinë e ’97-ës: Dikush që të premton shumë për nesër, dhe të merr gjithçka sot.

Sot nuk kemi më firma piramidale. Kemi reforma.

Skema e re e pensioneve me kolona: kolonë e dytë, kolonë e tretë, në letër duket fantastike. Një pjesë e kontributeve mendojet që të mos shkojë më direkt për pensionet e sotme, por të investohet që të japë më shumë nesër. Është modeli që përdoret në vende të zhvilluara. Tingëllon drejt, bukur dhe shumë Evropiane.

Por problemi nuk është ideja. Problemi është Shqipëria 2030 e Ramës!

Pyetja është shumë e thjeshtë: Ku do investohen këto para?

Në një vend ku tregu financiar është minimal, ku opsionet janë të pakta, rruga më e shkurtër është po ajo që njohim: Paratë kthehen tek shteti. Me obligacione, me borxh të brendshëm, me financim të qeverisë.

Pra në thelb ndodh kjo: Ti kontribuon sot, paratë përdoren sot, me oligarkira, me konçesione, me investime strategjike, me paga për patronazhistët. Nesër shpresohet që dashtë Zoti, këto investime do të jenë rritur dhe do u kthehen pensionistëve.

Deri më sot risku ishte i shtetit. Nëse sistemi nuk funksiononte, ishte problem publik. Tani, risku zhvendoset tek individi. Nëse investimet nuk performojnë, nëse inflacioni i ha fitimet, nëse menaxhimi nuk është në nivel, pensioni yt është ai që goditet. Pra e zëmë se shteti investon tek nje kompani private pensionet e tua, si për shembull një kompani ajrore, e zëmë tek Air Albania. Në momentin që kompania falimenton, atëherë digjet dhe pensioni!

Kjo nuk është teori.

Nuk po themi që kjo është Sudja. Nuk është kaq e thjeshtë. Se ka pas kompani dhe politikane edhe më seriozë se Sudja ky vend.

Por ka një logjikë që tingëllon shumë familjare për: Paratë mblidhen sot. Premtimi bëhet për nesër.

Dhe nesër, si gjithmonë, hajde se flasim, se ashtu është një munabet.

spot_img

Latest articles

Related articles