Ekstradohet nga Italia, Aleks Ndreka, i shpallur në kërkim që prej korrikut 2023, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i Druve”, 47 vjeç nga Lezha, është një person në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, ndaj të cilit ishte caktuar masa “arrest në burg” në mungesë për përfshirje në grup të strukturuar kriminal dhe sigurim kushtesh për kryerje vrasjesh. Ai u arrestua në aeroportin e Malpensës në Milano, në qershor 2024, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.Ndreka, i njohur si biznesmen, ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin Arben Ndoka dhe ka qenë disa herë objekt atentatesh të dështuara ndër vite.



