Vengu kundër Qeverisë: Çmimi i bursave ndërkombëtare të reflektohet dhe në treg, mos përfitoni nga kriza

spot_img
Advertisements

Ish-ministri socialist Pirro Vengu bën thirrje që ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare si rrjedhojë e armëpushimit 15 ditor të negociuar mes Amerikës dhe Iranit, duhet të reflektohet edhe në tregjet e brendshme në vendin tonë.

Ai u bën thirrje grosistëve të karburanteve që të mos shfrytëzojnë krizën dhe të përfitojnë në kurriz të qytetarëve, ndërsa për qeverinë ku dikur bënte pjesë, thotë se duhet të aplikojë masa zbutëse ndaj presionit të çmimeve dhe përmes mekanizmave të mos lejojë abuzimin.

“Armëpushimi 15-ditor mes SHBA dhe Iranit mund të rihapë në mënyrë të qëndrueshme ngushticën e Hormuzit. Efektet e para janë reflektuar tashmë në çmimet e naftës. Kur çmimet ndërkombëtare bien, çmimet në shitjen me pakicë duhet të bien gjithashtu dhe në të njëjtën masë.

Qeveria dhe agjencitë ligjzbatuese kanë garantuar përgjatë kësaj periudhe një kontroll efektiv dhe masa zbutëse ndaj presionit të çmimeve. Të njëjtat mekanizma do të garantojnë që, i gjithë zinxhiri nga importuesit te distributorët, askush mos të përfitojë nga kriza. As dje, as sot, as nesër”, shkruan Pirro Vengu.

spot_img

Latest articles

Related articles