Shoqëria “TV KLAN” ka fituar përfundimisht pas më shumë se një dekade betejën gjyqësore me gazetaren Aida Shtino, pasi Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e saj, duke lënë në fuqi vendimet e dy shkallëve më të ulëta që e detyrojnë të paguajë faturat e telefonit celular të përdorur pas largimit nga puna në vlerën e 8.4 milion lekë apo afërsisht 8.600 euro.
Padia është ngritur nga “TV KLAN” SHA, e cila kërkoi detyrimin e ish-punonjëses për të shlyer një shumë prej 841,869.53 lekësh, e krijuar nga përdorimi i një numri telefoni celular që i ishte vënë në dispozicion gjatë kohës që drejtonte emisionin “Njerëz të humbur”.
Sipas vendimit, detyrimi financiar lidhet me periudhën gusht 2011 – tetor 2012, kohë gjatë së cilës gazetarja vijoi të përdorte numrin edhe pas përfundimit të marrëdhënies së punës, pa shlyer faturat përkatëse. Këto detyrime u paguan nga vetë televizioni ndaj operatorit celular.



