“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar!”, Trump kërcënon Iranin: Do ju presim dritat

spot_img
Advertisements

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar gjuhën ndaj Iranit, duke i bërë thirrje që të lejojë kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, raporton A2CNN.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i rikujton Teheranit se të martën skadon afati i vendosur për Republikën Islamike. Trump thotë se SHBA-të do të shënjestrojnë infrastrukturën kritike të Iranit, si termocentralin dhe urat.

“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të përfshira në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapni Ngushticën e mallkuar, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr -vetëm shikoni! Falënderimi i takon Allahut”, shkroi Trump në rrjetin social Truth.

Më herët, Trump u tha udhëheqësve iranianë se “koha po mbaron” për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë edhe më herët ka kërcënuar se do të shënjestronte objektet e energjisë iraniane nëse Teherani nuk e rihap rrugën vendimtare të transportit detar deri në afatin e tij të 6 prillit.

spot_img

Latest articles

Related articles